Moti i keq nuk lejoi aterimin e aeroplanit, i njejti drejtohet për në Prishtinë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 korrik Zhurnal.mk – Një avion i kompanisë ajrore “Wizz Air”, i cili po fluturonte drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, është devijuar drejt Aeroportit të Prishtinës për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike mbi kryeqytet.

Sipas të dhënave nga platformat për ndjekjen e fluturimeve, avioni me numër W64732 ka qarkulluar për një kohë mbi zonën më të gjerë të Shkupit, duke u përpjekur të siguronte kushtet e nevojshme për një ulje të sigurt.

Pas disa tentativave të pasuksesshme dhe për shkak të motit të keq, është marrë vendimi që fluturimi të devijohet drejt Prishtinës.

artikuj të ndërlidhura