Moti në Shqipëri, të enjten kushte të qëndrueshme atmosferike

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 maj, Zhurnal.mk – Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në juglindje të vendit, në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut parashikohen të jenë prezentë në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.

artikuj të ndërlidhura