5
Shkup, 31 tetor Zhurnal.mk – Sot në Maqedoni pritet mot kryesisht i vranët, me reshje të dobëta deri mesatare shiu, më të shpeshta pasdite dhe gjatë natës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 10 gradë, ndërsa ato maksimale nga 11 deri në 16 gradë. Do të fryjë erë e dobët nga veriu.
Edhe në Shkup pritet mot kryesisht i vranët, me shi të herëpashershëm, sidomos pasdite dhe gjatë natës. Në ditët në vijim priten reshje më të dendura dhe ulje e temperaturave.
Nga mesi i javës së ardhshme parashikohet stabilizim i motit, por temperaturat do të mbeten të ulëta.
