Shkup, 31 tetor Zhurnal.mk – Qarkullimi zhvillohet normalisht në rrugë të thata, por shoferët këshillohen të kenë kujdes nga rrëshqitjet e gurëve në lugina dhe gryka.
Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare, nga ana maqedonase, nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) u bën thirrje shoferëve që shpejtësinë ta përshtatin me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën e vendosur dhe të drejtojnë automjetet me kujdes.
Kujdes i veçantë rekomandohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë luginave të lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së gurëve. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
Në kuadër të regjimit sezonal të qarkullimit, rruga Ohër–Resnjë, përmes Parkut Kombëtar “Galiçicë”, është e hapur që nga 15 prilli për të gjitha llojet e automjeteve me peshë deri në 3,5 tonë.
