Mozzik bën një vizitë të pazakontë gjatë natës në këtë vend me kaprollë

Nga D. V.
673 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reperi Mozzik njihet për faktin se nuk është shumë aktiv në publikimin e përditshëm të postimeve në rrjetet sociale. Megjithatë, herë pas here ai ndan momente të veçanta nga jeta e tij.

Së fundi, artisti ka publikuar një fotografi ku shihen disa drerë në një ambient të errët. Imazhi duket të jetë realizuar gjatë natës, ndërsa vendndodhja nuk është bërë e ditur, shkruan “Kosovarja”.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një kopsht zoologjik apo për ndonjë hapësirë tjetër ku mbahen kafshë.

Fotografia është një nga postimet e rralla të Mozzik që paraqet një moment jashtë aktivitetit të tij muzikor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër