MPB: Gjendet dhe nxirret nga Liqeni i Prespës trupi i 71-vjeçarit nga Shkupi

Nga Xh M
1,041 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 gusht Zhurnal.mk – Trupi i M.M. (71), banues në Shkup, është nxjerrë nga Liqeni i Prespës, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar më 11.08.2026, në orën 13:15, pranë vendbanimit turistik Pretor. Nxjerrja e trupit u krye nga një ekip i specializuar zhytësish i NJSA “Tigrat”.

Për 71-vjeçarin ishte raportuar në SPB Manastir më 08.08.2026, rreth orës 12:20. Ai kishte kërcyer nga një varkë në liqen, pranë fshatit Slimicë, në rrethinën e Resnjës, për të marrë rremat që i kishin rënë.

Këqyrjen në vendin e ngjarjes e realizoi një ekip i SPB Manastir-NJPB Resnjë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi në Spitalin Klinik të Manastirit, njoftoi MPB-ja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër