Shkup, 22 prill Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se vërtetimet për sanksionet e paguara përmes sistemit të trafikut “Qyteti i Sigurt”, të cilat janë paguar në bankë ose në mënyrë elektronike, nuk kanë nevojë t’i dorëzojnë në stacion policor.
“Sistemi i MPB-së është i lidhur automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave, ndërkaq në këtë rast qytetarët janë të obliguar që gjatë pagesës ta plotësojnë fletëpagesën sipas udhëzimit juridik në procesverbal, që do të thotë se duhet saktë të shënohet numri unik i procesverbalit në pjesën “numri referent” dhe “qëllimi i dërgesës” në fletëpagesë”, njoftuan nga MPB.
MPB u bën thirrje qytetarëve të mos dorëzojnë vërtetimet për sanksionet e paguara në stacionet policore, për të kursyer kohë dhe për të shmangur tollovitë e panevojshme.
