MPJD me apel për kosovarët që ndodhen në Izrael: Tregoni vigjilencë, ndjekni njoftimet zyrtare

Nga Xh M
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me njoftim për kosovarët të cilët gjinden në Izrael. Përmes një njoftimi në Facebook, MPJD i ka kërkuar qytetarëve vigjiliencë të shtuar dhe të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare.

“Në vazhdën e situatës së jashtëzakonshme, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael të tregojnë vigjilencë të shtuar, të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase. Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin: +972 586 340450. Ju lutemi që numri i emergjencës të përdoret vetëm nga qytetarët që aktualisht ndodhen në Izrael. Ky kontakt nuk është i dedikuar për kërkesa nga mediat. MPJD dhe Ambasada do të vazhdojnë të informojën rregullisht për çdo zhvillim të ri”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër