MPJTJ e dënoi djegien e automjeteve në pronësi të Ambasadës së Bullgarisë

Nga R.ZH
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dënon ashpër incidentin që ndodhi sot, gjatë të cilit u dogjën automjete në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, transmeton Zhurnal.mk.

Në reagimin e saj, Ministria njofton gjithashtu se po ndërmerren masat përkatëse për zbardhjen e plotë të rastit dhe për përcaktimin e të gjitha rrethanave që lidhen me ngjarjen.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i jep mbështetje të plotë institucioneve kompetente në drejtim të zhvillimit të një hetimi të shpejtë, efikas dhe transparent, me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë dhe sanksionimin e duhur të autorit të veprës”, thuhet në reagim.//Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër