MSH: Edhe një transplantim të organeve nga një dhurues i ndjerë është kryer më 9 gusht

nga Xh M

Shkup, 13 gusht – Edhe një transplantim i orgneve nga një dhurues i ndjerë është kryer më 9 gusht. Pacientët që iu nënshtruan transplantimit janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në procesin e transplantimit, siç qëndron në komunikatën e Ministrisë të publikuar me rastin e 13 Gushtit, Ditës Botërore të Donatorëve të Organeve, janë përfshirë disa ekipe nga klinikat kirurgjikale dhe interne të Bllokut Klinik “Nënë Tereza”.

Nga Ministria pacientëve u dëshirojnë jetë të gjatë dhe shnëdet të mirë dhe shprehim mirënjohje të madhe për familjen që, në momentet më të vështira, vendosi të dhurojë organet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More