Mucunski bisedë me Anita Orbán: Fokus te marrëdhëniet bilaterale dhe integrimi në BE

Nga Xh M
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Budapest, 14 prill Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, zhvilloi një bisedë telefonike me Anita Orbán, këshilltare e partisë TISZA.

Ai e uroi për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, ndërsa të dy bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në politikë, ekonomi dhe tregti.

Në fokus të bisedës ishte edhe rruga eurointegruese e Maqedonisë së Veriut, për të cilën u ritheksua mbështetja e fortë nga Hungaria. Gjithashtu, u diskutuan edhe zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë.

Zgjedhjet e fundit në Hungari sollën ndryshim pushteti, pasi Fidesz e Viktor Orbán u mposht nga TISZA.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër