“Mundohu sa të duash, nuk e bën dot!”/ Arbër Hajdari ‘thumbon’ Arbana Osmanin?

Nga D. V.
78 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Deklaratat e fundit të opinionistit të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari janë marrë menjëherë nga publiku dhe mediat rozë si një “thumb” i drejtpërdrejtë dhe mjaft i fortë ndaj ish-moderatores së këtij formati, Arbana Osmani, dhe reality show-t “Ferma VIP”.

Gjatë bisedës, Arbëri theksoi se suksesi i një formati të këtij kalibri nuk qëndron thjesht tek individët, por te fuqia, eksperienca dhe “makineria” e një televizioni të madh si Top Channel.

Deklarata e tij e prerë në “Top Albania Radio”, e cila po qarkullon me shpejtësi në faqet e showbiz-it ishte:

“(As moderatori, as casting, as opinionisti) Për të bërë një reality show të suksesshëm, duhet Top Channel. Mundohu sa të duash nuk e bën dot. Nuk është me zor. Është vite punë, është eksperiencë.”

Ndonëse opinionisti zgjodhi të mos përmendte emra konkretë, konteksti i situatës ka bërë që ndjekësit ta përkthejnë këtë si një mesazh të qartë për Arbanën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër