Musa: Prania e politikanëve e politizon protestën e studentëve

Nga Xh M
347 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 prill Zhurnal.mk – Deputetja nga radhët e VLEN-it, Mimoza Musa, ka vlerësuar se prania e politikanëve në protestën e sotme të studentëve shqiptarë lidhur me provimin e jurisprudencës do t’i japë asaj ngjyrime politike.

Ajo theksoi se protesta është një nga mekanizmat më të rëndësishëm për të shprehur funksionimin e një shoqërie demokratike, por shtoi se kjo çështje nuk duhet të politizohet.

“Sot studentët po protestojnë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, dhe unë konsideroj se kjo temë nuk duhet të politizohet në asnjë formë. Duhet të jemi krenarë që, pas shumë vitesh, kemi studentë që e ngrenë zërin dhe kanë hapësirë për të protestuar. Prania e çdo politikani apo deputeti në këtë protestë do t’i jepte asaj ngjyrime politike”, deklaroi Musa në emisionin “Debat në SHENJA”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër