Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor

Nga Xh M
1,717 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 korrik Zhurnal.mk – Gjatë ditës së sotme me vendim të Ministrisë së Bujqësisë është mbyllur qumështorja ‘’Vita’’.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. Ajo përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se Qumshtorja Vita tashmë është mbyllur.

Më tutje ajo është shprehur se kur pushteti godet prodhuesin vendor, çmimin e paguan çdo qytetar i Kosovës.

Reagimi i plotë:

Dëmi ndaj ekonomisë vendore nuk është rastësi. Është pasojë e drejtpërdrejtë e mënyrës së qeverisjes së Albin Kurtit dhe vartësve të tij.

Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor.

Institucionet që duhej ta mbronin ekonominë e Kosovës, sot mbajnë përgjegjësi për humbjen e vendeve të punës dhe pasigurinë e mijëra familjeve.

Kur pushteti godet prodhuesin vendor, çmimin e paguan çdo qytetar i Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër