Mustafa: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Ish-kryeministri dhe ish-kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se veprimi i liderit të LVV-së, Albin Kurti, duke mos propozuar emër për kryetar të Kuvendit të Kosovës po i bën presion partive opozitare për adresim të fajësisë.

Mustafa thotë se s’ka arsye që të ndërlidhet gjetja e zgjidhjes për presidentin me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Edhe pse nyja e problemit qëndron te gjetja e zgjidhjes për presidentin, vlerësoj se konstituimi i Kuvendit nuk ka arsye të lidhet me çështjen e Presidentit. Për të ardhur deri te Presidenti/ja duhet të përfundohet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Të ketë përfunduar konstituimi. Veprimi i z. Kurti lë më shumë përshtypje për presion ndaj opozitës dhe për adresim të fajësisë sipas kuteve të tij”, ka thënë Mustafa për Express.

artikuj të ndërlidhura