Nafta më lirë sot, publikohen çmimet e reja të derivateve

Nga D. V.
1,280 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosovë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 25 qershor 2026.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar i naftës (dizel) është caktuar në 1.36 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.35 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.67 euro për litër.

Autoritetet kanë bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00, ndërsa qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre përmes kanaleve zyrtare të ministrisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër