Nagavci i bën thirrje PDK-së dhe LDK-së që të marrin pjesë në seancën e së dielës

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci iu ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së dhe LDK-së që të dielën të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.

Gjegjësisht, Nagavci tha se i bënë thirrje LDK-së që të marrë pjesë në votimin e kandidatit të tyre për nënkryetar të Kuvendit.

“Edhe një herë shfrytëzojmë këtë mundësi që të bëjmë thirrje që ditën e diel, në ora 10:00, ashtu siç e ftojë vazhdimin e seancës kryetarja e Kuvendit, të jenë të pranishëm në sallë dhe të bëjnë propozimet e tyre, gjegjësisht LDK-ja të marrë pjesë në votimin e kandidatit të tyre për nënkryetar”, tha Nagavci.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër