Nagavci: VV-ja është e interesuar për një emër konsensual dhe jopartiak për president

Nga D. V.
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Ish-ministrja dhe deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë të interesuar për një emër konsensual dhe jopartiak për president.

Tutje, ajo ka thënë se nga praktika kanë mësuar që kandidatët partiakë nuk janë shembulli më i mirë dhe se presidenti duhet të ketë rol unifikues.

“Sot jemi të gatshëm të bisedojmë shumë seriozisht. Lëvizja Vetëvendosje, në këtë moment që po flasim, dhe ky është mendimi im, është e gatshme dhe e interesuar që të dakordohet për një emër konsensual dhe jopartiak për president apo presidente të Kosovës. Sepse praktika po na dëshmon çdo ditë se kandidatët partiakë nuk janë shembulli më i mirë, edhe për shkak të rolit unifikues që duhet ta ketë presidenti”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër