Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çiftet gjysmëfinaliste

Nga D. V.
183 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sot (e mërkurë) rikthehet sërish para ekranit Liga e Kampionëve me dy super përballje të cilat do të kompletojnë çiftet gjysmëfinaliste për sezonin 2025/2026.

Bayern Munich do të jetë nikoqir i Real Madridit në “Allianz Stadium”, ndërsa në duelin tjetër Arsenali do t’i bëjë konak Sporting Lisbonës në “Emirates Stadium”.

Në duelin e parë ‘Los Blancos’ do të synojnë rikthimin e rezultatit pas disfatës që ua shkaktuan bavarezët me rezultat 2-1 në “Santiago Bernabeu” javën e kaluar.

Ky pritet të jetë një mision tejet i vështirë për të besuarit e Alvaro Arbeloas, por që kjo ndeshje tashmë po llogaritet si “finale” nga ana e tyre duke ditur se në La Liga titulli mund të konsiderohet tashmë pothuajse i humbur, ndërsa tashmë janë eliminuar edhe nga Copa Del Rey.

Në anën tjetër Arsenali do të luajë para tifozëve të vet duke ditur se në ndeshjen e parë siguruan një fitore minimale me rezultat 1-0.

Pavarësisht ulje ngritjeve që kanë pasur ‘Topçinjtë’ së fundmi në Ligën Premier, të besuarit e Mikel Artetës llogariten favoritë për t’u kualifikuar tutje.

Kujtojmë se mbrëmë (e martë) Atletico Madridi dhe PSG-ja siguruan biletat e gjysmëfinales pasi eliminuan Barcelonën dhe Liverpoolin respektivisht.

Të dyja këto ndeshje është paraparë të nisin me fillim nga ora 21:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër