Nations League, Kosova debuton me fitore

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kosova ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Nations League, pasi ka mundur 1-0 Irlandën në ndeshjen e parë të grupit, të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Një gol i shënuar nga Muriqi në pjesën e dytë i ka dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës dardane.

Kosova ka dominuar pjesën e parë, por nuk ka arritur që të zhbllokojë dot rezultatin. Përpjekjet e dardanëve u shpërblyen në pjesën e dytë, me Muriqin që shënon golin e fitores.

Ndeshjen e ardhshme të grupit, Kosova do ta luajë në transfertë kundër Austrisë më 27 shtator.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër