Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi

Nga D. V.
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 02 korrik, Zhurnal.mk – Gazetaria shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka humbur sot, më 2 korrik, gazetarin, publicistin dhe autorin Nijazi Muhamedi.

Për shumë vite, ai kontribuoi në Radio Televizionin e Maqedonisë si gazetar, redaktor dhe drejtues, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në median shqipe.

Muhamedi ishte gjithashtu autor i disa veprave me tema politike, historike dhe shoqërore.

Ndarja e tij nga jeta shënon një humbje për gazetarinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Familjarë, miq dhe kolegë të të ndjerit, kanë shprehur ngushëllime për këtë humbje, duke kujtuar veprën dhe jetën profesionale të publicistit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër