Ndalesë për kamionat në Strazhë dhe në drejtimet rrugore Mavrovë-Dibër dhe Tetovë-Kodrën e Diellit

nga D. V.

Shkup, 17 shkurt – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa, në vendet më të larta në pjesët perëndimore të vendit me mbetje të vogla të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë.

Reshje e borës me intensitet të ndrysheshëm janë regjistruar në Kodrën e Diellit, në Mavrovë dhe në qafën malore Starzhë. Në qafën malore Bukovë, reshjet janë shi dhe borë.

Nga ora 05:40 e mëngjesit për shkak të reshjeve të borës, ndalohet komunikacioni për automjetet e rënda të mallrave në drejtimin rrugor Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore të Strazhës.

Nga ora 05:45 e mëngjesit për shkak të reshjeve të borës, ndalohet komunikacioni për automjetet e rënda të mallrave në rrugën Mavrovë – Dibër.

Nga ora 05:55 e mëngjesit për shkak të reshjeve të borës, në rrugën Tetovë – Kodrën e Diellit ndalohet komunikacioni për autobusë, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve përdorimi i pajisjeve dimërore është i detyrueshëm. 

Të gjitha drejtimet rrugore në vend janë të kalueshme. 

NP Rrugët e Maqedonisë rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More