Ndalohet një 22-vjeçar nga Sllovakia në Aeroportin e Shkupit, kërkohej nga Interpoli

Nga I.A
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 gusht, Zhurnal.mk – MPB njofton se policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka ndaluar një 22-vjeçar nga Sllovakia, për shkak se ai kërkohej nga Interpoli i Gjermanisë.

“Më 04.08.2026, në orën 21:00, në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria B.F. (22) nga Sllovakia, pasi gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve në evidencën operative u konstatua se ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol – Gjermani.

Ai është ndaluar në stacion policor për procedim të mëtejshëm”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër