Ndalohet një 29-vjeçar në Aeroportin e Shkupit, kërkohej me urdhërarrest

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – MPB njofton se kanë ndaluar një person në Aeroporitn e Shkupit për të cilin kishte urdhërarrest.

“Më 21.09.2026 në orën 12:30 në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, me të hyrë në vend, oficerët e policisë ndaluan I.Ç. (29) nga fshati Toplicë, rajoni i Gostivarit.

Për të ishte lëshuar një urdhërarrest nga gjykata që personi të vuajë një dënim me burg prej dy vitesh për veprën penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal.

I.Ç. u dërgua në Burgun e Shkupit për të vuajtur dënimin e tij”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër