Mickoski në OKB: Me krenari e përfaqësojmë Maqedoninë në vendin ku merren vendime të rëndësishme për botën

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Me krenari e përfaqësojmë Maqedoninë në vendin ku merren vendime të rëndësishme për botën, shkroi kryeministri, Hristijan Mickoski, në Facebook. Ai po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Sot ishim pjesë e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ngjarje që i bashkon përfaqësuesit e shteteve nga e gjithë bota dhe paraqet platformë të rëndësishme për biseda mbi sfidat globale, paqen, sigurinë dhe të ardhmen e bashkëpunimit ndërkombëtar”, shkroi Mickoski.

“Me krenari e përfaqësojmë Maqedoninë në vendin ku merren vendime të rëndësishme për botën dhe ku ndërtohen partneritete të bazuara në respekt, dialog dhe interesa të përbashkëta”, shtoi kryeministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër