Ndryshimi i temperaturave, Memedi: Nevojitet konsumimi i lëngjev dhe pemëve

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shtator Zhurnal.mk – Ndryshimet e shpeshta të temperaturave, nga ditët e nxehta në mëngjese e mbrëmje më të ftohta, po shoqërojnë këtë periudhë të vjeshtës, ndërsa organizmi jo gjithmonë arrin të përshtatet shpejt. Luhatje të tilla të motit mund të ndikojnë edhe në shëndetin tonë, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Mjeku Harkan Memedi, thotë se me rënien e temperaturave vetëm se shtohet numri i infeksioneve respiratore por që po të njëjtat ai i cilëson normale këto meqënëse jemi në periudhën e vjeshtës.

“Me afrimin e vjeshtës dihet që edhe temperaturat bien, ashtu që me rënien e temperaturave vetëm se shtohet numri i infeksioneve respiratore, të cilët janë gjë normale, të cilat ndodhin gjatë periudhës së vjeshtës. Gjithashtu moshën të cilën i kap më së tepërmi, këto infeksione janë mosha rinore ose mosha parashkollore ku dmth janë me imunitet pak më të dobët dhe normal mund të infektohen pak më lehtë prej infeksioneve respiratore”.

A mund të sjellin këto ndryshime edhe rritje të virozave dhe infeksioneve? Se si të mbrohemi dhe çfarë kujdesi duhet të tregojmë, Memedi, thotë se nevoitet konsumim i lëngjeve, si dhe pemëve dhe perimeve përmes të cilave trupi ynë pranon vitamina.

“Për momentin nuk është aq ftohtë për të pasur kësi konkludimi, mirëpo me afrimin e temperaturave më të ulta normal, kemi edhe ndotjen më të madhe të ajrit, ajo vetëm se është një faktor i cili ndikon edhe në shtimin e infeksioneve respiratore. Mbrojtje ose parandalim, dmth zakonisht është me shtimin e lëngjeve, pirjen e lëngjeve më tepër, gjithashtu dhe marjen e vitaminave. Marjen e vitaminave zakonisht e kemi përmes pemëve dhe perimeve, kështu që ju rekomandohet prindërve që fëmijëve tu japin më shumë pemë dhe perime dhe gjithashtu shtimin, konsumimin e lëngjeve”.

Tutje ai thotë se me rënien e temperaturave, fëmijët të cilët veçse janë të sëmurë, kur janë në ambiente të mbyllura në shkolla, në çerdhe apo kudoqoftë, shancet për tu infektuar janë më shumë të mëdha për shkak se distancat e ngushta të cilat shoqërohen mes vete ato mund të ndikojnë deri tek infektimi i shokëve apo shoqeve të klasës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër