Në burgun “Idrizoves” janë gjetur 27 paketime marihuanë te një i dënuar

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Në Institucionin Ndëshkimor‑Korrektues “Idrizovo” janë gjetur 27 paketime me marihuanë gjatë kontrollit të një të dënuari, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB‑së, më 6 gusht rreth orës 15:10 në SVR Shkup është raportuar nga burgu se rreth orës 13:10, gjatë kontrollit të kryer te i dënuari Z.I. (29) nga Shkupi, janë gjetur dhe konfiskuar 27 paketime me marihuanë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura