Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Partia Liberale‑Demokrate (LDP) e përshëndet nënshkrimin e marrëveshjeve me Bashkimin Evropian, Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e fazës së tretë të hekurudhës së Korridorit 8.
“Ky është hap i rëndësishëm për lidhje më të mirë rajonale, zhvillim ekonomik dhe integrim më të afërt të Maqedonisë së Veriut në rrjetin evropian të transportit.
Njëkohësisht, rikujtojmë se shteti tashmë ka humbur rreth 60 milionë euro grant evropian për këtë projekt për shkak të mosrespektimit të afateve dhe realizimit të dobët të projektit. Të tilla gabime nuk duhet të përsëriten më.
LDP prej vitesh thekson se projektet infrastrukturore që e lidhin Maqedoninë e Veriut me Evropën janë interes kombëtar që duhet të ketë mbështetje, pavarësisht se cila garniturë politike është në pushtet.
Prandaj, për LDP këto projekte nuk duhet të jenë objekt i përplasjeve ditore politike.
Presim që pas nënshkrimit të marrëveshjeve të vijojë realizim i rregullt, efikas dhe transparent i projektit, sepse Maqedonisë i duhen rezultate, e jo vetëm nënshkrime solemne.
LDP do të vazhdojë të mbështesë çdo projekt që e afron Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian, e përmirëson lidhjen rajonale dhe krijon kushte për zhvillim ekonomik”, thonë nga LDP.
