Në Kanë mungoi Demi Moore, por Bella Hadid dhe Carla Bruni ia morën gjithë skenën tapetit të kuq

Nga D. V.
506 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, ish-zonja e parë e Francës dhe topmodelja e njohur morën vëmendjen me dy zgjedhje mode krejt të pazakonta

Festivali i Filmit në Kanë tashmë ka kaluar gjysmën e tij, por duket sikur sapo ka hyrë në ritmin e vërtetë. Me çdo ditë që kalon, kritikët debatojnë gjithnjë e më shumë, ndërsa yjet shkëlqejnë edhe më fort në tapetin e kuq.

Edhe pse “mbretëresha” e tapetit të kuq, Demi Moore, mbrëmë ndoshta e teproi me shkëlqimin dhe pompozitetin me fustanin e saj në stilin Barbie, ndërsa disa net më parë zgjodhi një fustan të kuq që ndau publikun, ku disa e admiruan dhe të tjerë thanë se dukej sikur kishte veshur letër të rrudhur, “mbretëresha e pakurorëzuar” e Kanës mungoi këtë mbrëmje.

Megjithatë, sonte një tjetër “mbretëreshë” e Bregdetit Azur i është afruar shumë vëmendjes së saj – Bella Hadid.

Topmodelja mbërriti në festival para disa ditësh dhe fillimisht vendosi të relaksohej pak. Ajo dhe miqtë e saj u panë duke marrë rreze dielli në një jaht dhe duke notuar në ujërat bruz të Mesdheut. Më pas, e nxirë nga dielli, u shfaq në tapetin e kuq.

Bella u paraqit në Pallatin e Festivaleve me një fustan korse të personalizuar nga Prada. Fustani mund të vishej lehtësisht edhe nga Grace Kelly apo Diana Spencer, por ndërsa anëtaret e familjeve mbretërore do të kishin zgjedhur një vel, Hadid vendosi të kombinojë dukjen me një xhaketë bomber. Ajo mbante diamante nga Chopard, ndërsa shoqërues i saj për mbrëmjen ishte vëllai, Anwar Hadid.

Nga ana tjetër, këngëtarja dhe ish-zonja e parë e Francës, Carla Bruni, impresionoi publikun me fustanin e saj të pazakontë me motive animal print dhe me smeraldet e mëdha që tërhoqën gjithë vëmendjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër