Pete Davidson i jep fund marrëdhënies me Elsie Hewitt

Nga D. V.
304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pete Davidson dhe Elsie Hewitt i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, vetëm pesë muaj pasi u bënë prindër të vajzës së tyre, Scottie.

Lajmi u bë i ditur nga Page Six, duke cituar burime pranë ish-çiftit, të cilat thanë se nuk ka asnjë shans për ribashkim.

Sipas burimeve, marrëdhënia mes tyre kishte kohë që po përballej me probleme dhe situata ishte përkeqësuar gradualisht.

 Pete dhe Elsie

“Ata janë ndarë përfundimisht. Ka pasur probleme gjatë gjithë lidhjes dhe gjërat nuk kanë qenë mirë prej kohësh”, tha një burim për Page Six.

Pete dhe Elsie u përpoqën të rregullonin raportin e tyre, por në fund vendosën se ndarja ishte zgjidhja më e mirë për të dy.

 Pete dhe Elsie

Megjithatë, pavarësisht përfundimit të romancës, të dy mbeten të përkushtuar ndaj vajzës së tyre.

Burimet theksojnë se Davidson dhe Hewitt janë të vendosur të bashkëpunojnë për rritjen e Scottie-t dhe të jenë prindër të pranishëm në jetën e saj.

 Pete dhe Elsie

Një tjetër burim për revistën People tregoi se problemet mes çiftit kishin nisur që gjatë shtatzënisë së Elsie.

Lidhja kishte avancuar shumë shpejt dhe ata nuk kishin pasur kohë të njiheshin mirë me njëri-tjetrin përpara se të krijonin familje.

 Pete dhe Elsie

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër