Në Kodrën e Diellit 64 centimetra borë

nga D. V.

Shkup, 10 shkurt – Në Kodrën e Diellit në orën 7 të mëngjesit janë matur -2 gradë Celsius, ndërsa shtresa e borës është 64 centimetra. Në Berovë dhe Hanet e Mavrovës 0 gradë, 1 në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Llazaropole, 3 në Pretor dhe Vinicë, 4 në Ohër, 5 në Tetovë, Manastir, Prilep, Shtip dhe Strumicë, 6 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Veles dhe Kavadar,  7 në Gjevgjeli, 8 gradë Celsius në Demir Kapi.

 Drejtoria Për Punë Hidro,etereologjike (DPHM) informon se më së shumti reshje në 24 orët e fundit, prej orës 7, kanë rënë në Kodrën e Diellit, 17 litra për metër katror, ​​e ndjekur me 14 në Pozharan, 7 Krushevë, 5 Hanet e Mavrovës, 4 Tetovë dhe Strumicë,  3 Kavadar, 2 Pretor, Gjevgjeli dhe Gjurishtë dhe nga 1 litër në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Manastir, Prilep, Shtip, Veles, Vinicë, Berovë, Llazaropole, Pozhar-Radovish.

 DPHM për sot ka paralajmëruar mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në zonat malore në pjesët veriore dhe në disa nga vendet më të larta, reshjet do të shndërrohen në reshje bore. Do të ketë erë të lehtë deri në mesatare, ndërsa pasdite në vende-vende përgjatë lumit Vardar herë pas here erë e fortë nga juglindja. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 10 gradë.

Në Shkup, kryesisht me mot vranësira me kushte për shira të dobët. Do fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa pasdite në pjesë të luginës herë pas here erë  e fortë nga juglindja. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 9 gradë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More