Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Gjatë muajit korrik, zyrtarët policorë në gjithë territorin e shtetit kanë evidentuar 20.976 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa 496 persona janë privuar nga liria për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Pjesa më e madhe e kundërvajtjeve, përkatësisht 4.241, lidhen me mosrespektimin e shpejtësisë së lejuar të lëvizjes.
Nga drejtuesit e privuar nga liria, 373 kanë drejtuar automjet pa patentë‑shoferi, 81 kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 25 kanë vozitur pavarësisht ndalesës së shqiptuar, tre janë kapur duke vozitur me shpejtësi ekstremisht të lartë në zonë të banuar, 13 jashtë zonës së banuar, ndërsa një person ka drejtuar automjet në drejtim të ndaluar.
Në të njëjtën periudhë, policia ka konfiskuar 332 automjete në bazë të nenit 300‑b të Kodit Penal.
Sipas statistikave të MVR‑së, në korrik janë sanksionuar edhe 4.694 drejtues për parkim të parregullt, 430 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 2.073 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe 1.829 persona që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.
Për më tepër, nga komunikacioni janë përjashtuar 299 automjete të paregjistruara dhe 125 automjete teknikisht të parregullta, ndërsa 44 drejtues janë sanksionuar për xhama të errësuar në mënyrë të papërshtatshme.
Nga MVR njoftojnë se kontrollet e shtuara të komunikacionit do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me apel drejtuar të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë në mënyrë të rreptë rregullat dhe dispozitat për siguri më të madhe në rrugë.
