Në Kuvend debat publik mbi Projektligjin për lojërat e fatit

Nga D. V.
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet, në kuadër të seancës së sotme, do të zhvillojë debat publik mbi Projektligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.

Qëllimet e miratimit dhe zbatimit të këtij ligji, të shprehura përmes nevojës për parandalimin e ekonomisë gri në fushën e lojërave të fatit, janë sigurimi i besimit dhe sigurisë tek pjesëmarrësit në lojërat e fatit dhe mbrojtja e tyre (veçanërisht e popullatës së re), mbrojtja e organizatorëve sidomos nga konkurrenca jolojale, legalizimi dhe kontrolli i flukseve financiare në këtë fushë si dhe realizimi i interesit të shtetit.

Ligji i propozuar bazohet mbi: parimin e ekskluzivitetit në organizimin e lojërave të fatit dhe parimin e licencimit të së drejtës për organizimin e lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese; parimin e ekonomicitetit dhe efikasitetit të procedurës administrative për dhënien, heqjen, ndërprerjen dhe anulimin e licencave dhe lejeve të përcaktuara me këtë ligj, si dhe në raste të tjera të veprimit administrativ sipas këtij ligji; dhe parimin e sigurisë juridike dhe mbrojtjes së organizatorëve dhe pjesëmarrësve në lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.

Me Projektligjin bëhet përcaktimi i saktë i lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese, klasifikimi i lojërave të fatit, përcaktimi i specifikave të procedurës administrative për dhënien dhe heqjen e së drejtës për organizimin e lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese, kontrolli mbi organizimin, dispozitat kundërvajtëse, si dhe përcaktimi i destinimit të të ardhurave të realizuara nga organizimi i lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër