Në një aksident në Itali humb jetën 31-vjeçari me origjinë nga Maqedonia

Nga Xh M
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Abruco, 20 shtator Zhurnal.mk – Një 31-vjeçar me origjinë nga Maqedonia ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Ortonës, në rajonin italian të Abrucos.

Sipas informacioneve të publikuara pasditen e sotme nga mediat italiane, viktima është Stefan Gj. (31), me origjinë nga Maqedonia, i cili jetonte në Ortona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:15 në rrugën shtetërore 16. Stefani ishte duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen Golf” kur, për shkaqe që ende nuk dihen, ka humbur kontrollin mbi automjetin.

Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur mbajtës prej betoni të armuar.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, 31-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër