Nga nesër moti me diell dhe temperatura deri në 25 gradë

Nga B.M
667 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 maj, Zhurnal.mk – Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njofton se nga nesër do të vijojë një periudhë me mot relativisht të ngrohtë, ndërsa nga fundi i javës priten reshje të përkohshme lokale të shiut.

Sipas parashikimit, nesër në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës pritet të jetë me diell dhe me vranësira të lehta. Temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 25 gradë Celsius.

Nga dita e martë, sipas DPHM-së, moti do të karakterizohet me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër