Nikolloski: Aeroporti i Ohrit mori pamje të re moderne pikërisht në Ditën e Pavarësisë

Nga I.A
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Aeroporti i Ohrit “Shën Apostol Pali” mori pamje të re dhe moderne, me çka bëhet një nga simbolet e rajonit të Ohrit, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit dhe lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Nikolloski theksoi se për vetëm dy vite është realizuar rikonstruktimi i aeroportit, i pari pas 56 vitesh, me të cilin, siç tha, krijohen kushte për tërheqjen e një numri më të madh turistësh dhe kompanish ajrore të reja.

“Për vetëm dy vite arritëm që aeroporti ‘Shën Apostol Pali’ në Ohër të marrë pamje të re bashkëkohore, mishërim i rajonit të Ohrit”, theksoi Nikolloski.

Sipas tij, rezultatet tashmë janë të dukshme përmes rritjes së numrit të pasagjerëve. Që nga fillimi i vitit e deri sot, përmes aeroportit të Ohrit kanë kaluar më shumë se 240 mijë pasagjerë, shifër e cila, siç theksoi, është mbi pritjet. Paralelisht me rikonstruktimin e aeroportit, realizohen edhe aktivitete infrastrukturore për përmirësimin e qasjes deri te objekti, me qëllim që udhëtimi deri dhe nga aeroporti të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë.

Nikolloski theksoi se investimet infrastrukturore duhet të kontribuojnë për përmbylljen e tërësisë në zhvillimin e rajonit të Ohrit.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Po e ndërtojmë Maqedoninë!”, porositi zëvendëskryeministri Nikolloski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër