Toshkovski: Nuk ka të paprekshëm në RMV, për të gjithë që prishin rendin do të ketë përgjegjësi

Nga I.A
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në paraqitjen e djeshme në “Kanal 5” theksoi se po punohet intensivisht për zbardhjen e rastit me vrasjen e 26‑vjeçarit A.M. nga Shkupi, i cili mbrëmë u qëllua për vdekje në Çair të Shkupit, duke nënvizuar se MPB ka informacione fillestare për autorët dhe ka siguruar prova të përshtatshme.

Toshkovski theksoi se hetimi është në vijim dhe shprehu pritshmëri që autorët në afatin më të shkurtër të mundshëm të sigurohen dhe të nxirren para drejtësisë.

Duke iu referuar komenteve në rrjetet sociale ku gjendja e sigurisë krahasohet me “Perëndimin e Egër”, Toshkovski vlerësoi se numri i veprave penale të dhunshme, veçanërisht atyre të lidhura me grupet kriminale të organizuara, është ulur ndjeshëm krahasuar me periudhën para tre vitesh.

“Kur shoh në rrjetet sociale, disa krahasime me ‘Perëndimin e Egër’ e kështu me radhë, lirisht mund të them se numri i veprave penale që ndodhin, e që janë nga grupi i veprave penale të dhunshme, veçanërisht të lidhura me veprat penale të kryera nga grupet kriminale të organizuara, si në qytetin e Shkupit, veçanërisht në qytetin e Shkupit, ashtu edhe në të gjithë territorin e Maqedonisë, krahasuar me më parë, nuk krahasohet”, tha Toshkovski.

Ai dërgoi edhe një mesazh për personat që mendojnë se janë të paprekshëm dhe se mund të sillen pa pasoja.

“Mund t’u dërgoj një mesazh të gjithë atyre që mendojnë se janë të paprekshëm dhe që mendojnë se mund të shëtisin nëpër rrugët e Maqedonisë, se atyre do t’u përgjigjet në mënyrë të përshtatshme nga Ministria e Punëve të Brendshme”, porositi ai.

Ministri theksoi se së fundmi, në një konferencë të organizuar së bashku me OSBE‑në, me ambasadoren e SHBA dhe me diplomatë të tjerë të huaj, është biseduar për ndikimin e gjendjes në burgje mbi sigurinë në qytete dhe në shtet.

Sipas informacioneve të tij fillestare, në ngjarjen e fundit penalo‑juridike është i përfshirë edhe një person që ishte privuar nga liria nga MPB dhe që aktualisht vuan dënim me burg. Toshkovski nënvizoi se do të përcaktohen shtesë të gjitha rrethanat, në koordinim me Prokurorinë Publike.

“Përsëri, kështu fillimisht, mund të them se kemi një problem që fjalë për fjalë po derdhet nga burgjet në kuadër të qytetit të Shkupit”, tha Toshkovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër