Nis rikonstruksioni i rrugës drejt Kozles! Qytetarët: Më në fund po ndërhyhet

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 shtator Zhurnal.mk – “Kështu aktualisht duket rruga që të shpie për te Spitali i sëmundjeve të mushkërive “Kozle”. Kanë filluar punimet për rikonstruimin e kësaj rruge për të cilën vazhdimisht ankoheshin prindërit që i çojnë pacientët e vegjël për trajtim këtu, si dhe taksitë dhe automjetet e tjera që kalonin dhe thoshin se po i shkatërrojnë makinat”.

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski për TV21 tregon se në bashkëpunim me komunën e Karposhit po bëhet rikonstruksioni i plotë i rrugës, tha se po ndërtohet një mur i ri mbështetës dhe përfundimi i punimeve pritet deri në fund të vitit.

“E dini se ky është një aks rrugor shumë i frekuentuar, muri mbrojtës ishte në gjendje katastrofike por edhe rruga. Tani aktualisht po ndërtohet një mur mbështetës i ri dhe po punohet në rikonstruim me themel i rrugës. Mendoj se ishte e patjetërsueshme si një pjesë e projektit që po e realizojmë në Shkup, të vendosej prioritet edhe te ky aks që të mund te realizohet sa më parë dhe të përfundoj golgota e bashkëqytetarëve tanë. Absolutisht ka rrugë alternative, por besoj se deri në fund të vitit do të përfundoj rikonstuimi total i rrugës”, tha Orce Gjorgjievski.

Për qytetarët, gjendja e rrugës ka qenë e papranueshme, ndaj thonë se ndërhyrja ishte e nevojshme, ndërsa rezultatet do të vlerësohen pasi të përfundojnë punimet.
-Shpresoj të bëhet sa më shpejt.

-Katastrofë, është radha për ta bërë. Më në fund, e kur do ta kryejnë do të shohim.

Në Klinikën Universitare për Sëmundjet Respiratore tek Fëmijët “Kozle” në ditë kontrollohen rreth 100 fëmijë nga e tërë Maqedonia. Prindërit që i sjellin fëmijët për trajtim në këtë spital ankoheshin vazhdimisht. Spitali “Kozle” u ndërtua në vitin 2015, ndërsa rruga që të çon atje është rreth 500 metra, por në gjendje të keqe, si për makinat ashtu edhe për këmbësorët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër