Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës

Nga Xh M
1,196 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 gusht Zhurnal.mk – Në ditën e saj të 87-të radhazi, protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar me fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve të grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, aktivisti Arben Kola vlerësoi qëndresën e protestuesve dhe në mënyrë të veçantë rolin dhe mbështetjen e mërgatës shqiptare në këtë lëvizje.

Kola theksoi se kjo protestë përfaqëson një zgjim të ndërgjegjes shoqërore dhe se mbështetja e diasporës është vendimtare në këtë qëndresë.

“Këto janë 87 netë vetëdije qytetare, 87 netë vetëdije kombëtare. Nuk do të ishte e mundur kjo protestë aq e bukur pa pjesëmarrjen e mërgatës sonë, e cila ka vendosur të protestojë deri në rrëzimin e Ramës. Diaspora është me ne,” deklaroi ai.

Sipas aktivistit, bashkëatdhetarët që jetojnë jashtë vendit kanë treguar një angazhim edhe më të madh falë mundësive të komunikimit sot, duke u bërë pjesë e përditshme e protestës.

“Historikisht diaspora ka luajtur rol të rëndësishëm, por në epokën digjitale ka qenë më shumë se kurrë! Për të rrëzuar Edi Ramën, diaspora nga të gjitha vendet është e pranishme me ne çdo natë në shesh. Siç na e la amanet Skënderbeu, bashkimi bën fuqinë,” përfundoi Arben Kola.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër