Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu

Nga Xh M
952 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 gusht Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen e zyrtarit të ndjerë policor Altin Kryeziu, në Malishevë.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pasi u shprehi ngushëllime familjes, Kurti tha se Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm dhe nder për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë nga kolegët e shokët, miqtë dhe i gjithë populli si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm e nder për qytetarët e Republikës, sundimin e ligjit dhe interesin publik. Përkulemi para jetës dhe punës së tij! U prehtë në paqe!”, shkroi kryeministri në librin e zisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër