Një 14-vjeçar është sulmuar me thikë në tualetin e një shkolle në zonën e Bit Pazarit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator, Zhurnal.mk – Një nxënës 14-vjeçar është sulmuar nga bashkëmoshatari i tij në tualetin e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit.

Nga MPB-ja për 4NEWS informojnë se rasti është raportuar dje, rreth orës 13:00, në SPB Shkup, nga F.A. (43) nga Shkupi. Ajo ka deklaruar se rreth orës 09:00, në tualetin e shkollës fillore, djali i saj 14-vjeçar është sulmuar nga një bashkëmoshatar me një mjet të mprehtë.

Gjatë sulmit, nxënësi ka pësuar një prerje në pjesën e dorës.

Nga MPB-ja thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër