Një mesazh gabim rikthen në burg shqiptarin në Angli, futi në grupin e WhatsApp oficerin e shërbimit të provës

Nga Xh M
898 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një shqiptar në Angli është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg pasi një mesazh i gabuar në WhatsApp zbuloi aktivitetin e tij të paligjshëm, vetëm dy javë pasi kishte dalë nga paraburgimi.

Sipas portalit britanik UKNIP, Urim Pomari, sapo ishte liruar nga burgu kur vendosi t’i rikthehej shitjes së kokainës. Ai krijoi një grup në WhatsApp ku dërgonte oferta për shitjen e dozave të drogës, duke përdorur edhe emoji-n e dëborës si kod për kokainën.

Megjithatë, gabimisht në grup ai kishte përfshirë edhe numrin e telefonit të oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë. Pasi oficeri pa mesazhin, policia ndërhyri dhe bastisi banesën e tij në Ipswich.

Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën kokainë, peshore për ndarjen e drogës dhe 1,255 paund para cash, të cilat më pas u sekuestruan.

Rasti u përmend edhe gjatë seancës gjyqësore. Gjyqtarja Nicola Talbot-Hadley u shpreh se Pomari “nuk është një kriminel i sofistikuar” dhe e cilësoi “budallallëk” faktin që ai kishte dërguar mesazhin tek oficeri i tij i provës. Në përfundim, gjykata e dënoi me 2 vite e 4 muaj burg, ndërsa paratë e sekuestruara u urdhëruan të dërgohen për bamirësi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër