Shkup/Bruksel, 08 March, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ende nuk ka marrë një qëndrim lidhur me idetë të cilat po qarkullojnë nëpër “korridoret” e disa zyrtarëve të institutioneve të Bashkimit Evropian për integrim të pjesshëm të vendeve kandidate, e të cilat hapur u propozuan edhe nga krerët e Shqipërisë dhe Serbisë.
Hristijan Mickoski sot u tha gazetarëve vendor se ai nuk mund të marrë një qëndrim apo të deklarohet përderisa nuk ka një qëndrim të marrë as edhe nga vet BE-ja për idenë që vendet kandidate të integrohen në BE pa të drejtë vote/vetoje, pa komisionerë në Komisionin Evropian (KE) e pa deputetë në Parlamentin Evropian, shkruan Zhurnal.mk.
“Pyetja është më e gjatë dhe përmbanë disa teza dhe antiteza. Nuk është e vërtetë që kam thënë se ekziston një ofertë, por kam thënë se në korridoret e Bashkimit Evropian po flitet për skenarë të mundshëm. Bëhet fjalë për diplomatë të pjekur atje, të cilët nuk do të hynin në disa skenarë pa marrë më parë konfirmim nga shtetet anëtare në Këshillin Evropian për atë skenar,” tha sot kryeministri në një konferencëpër shtyp.
E përditshmja në gjuhën angleze ‘Politico’ ditë më parë kishte shkruar se zyrtarë të Komisionit Evropian kishin tentuar që të hapnin këtë bisedë me diplomatët të 27 vendeve anëtare në Bruksel për modelet e ndryshme eventuale për vendet kandidate për të drejta të kufizuar brenda BE-së, apo edhe për t’ua hequr të drejtën e vetos pas anëtarësimit të plotë nëse tek vendet e reja anëtare do të kishte zmbrapsje në ligj e rend, për të mos përsëritur përvojen me Hungarinë e udhëhequr nga Kryeministri Viktor Orban. Por këto biseda deri më tash nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.
Mickoski refuzoi të marrë qëndrim përderisa këto biseda nëpër “korridore” të Bashkimit Evropian nuk kanë ende ndonjë formë dhe qëndrim konkret nga vet shtetet anëtare të bllokut evropian.
“Nëse disa nga këto skenarë do të realizohen, duhet të presim për të parë se cili do të jetë rezultati. Ajo që flitet në korridore është nëse fillimisht do të shndërrohet në një propozim dhe më pas nëse ai propozim do të pranohet nga shtetet anëtare. Prandaj, çdo deklaratë apo retorikë tjetër diplomatike ose politike nga ana e Qeverisë në këtë moment mund vetëm të dëmtojë pozicionet tona dhe do të ishte e papërgjegjshme ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit,” shtoi ai në përgjegje të gazetarëve.
Sipas ‘Politico’, e cila thirret në burime anonime, qeveritë e vendeve anëtare e kanëkundërshtuar idenë për pranim të vendeve kandidate pa të drejtë vote/vetoje.
Ditë më parë, ideja e Ramës dhe Vuçiçit për vetëm qasje në tregun unik të BE-së dhe zonën Schengen, është kundërshtuar nga partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike (PD) dhe Partia Republikane, por edhe nga partia më e madhe nëpushtet në Mali të Zi, përkatësisht Evropa Tash (PES) e kryeministrit Milojko Spajic.
Edhe partitë opozitare në Serbi janë deklaruar kundër idesë së kryeministrit tëShqipërisë dhe Kryetarit të Serbisë. Madje Partia për Liri dhe Drejtësi (SSP) tha se me propozimin Vuçiçi ka hequr krejtësisht dorë për anëtarësim të Serbisë në BE.
Në Maqedoni të Veriut, koalicioni i partive – tash në proces të brendshëm në shkrirje në një parti të vetme – VLEN, ditë më parë tha për Zhurnal.mk se ideja e Ramës dhe Vuçiçit do të ishte e pranueshme vetëm nëse ajo do të ishte fazë kalimtare deri nëanëtarësim të plotë me të gjitha të drejtat e plota sikur edhe 27 vendet e tashme anëtare.
Partia opozitare Bashkimi Demokratike për Integrim (BDI) ende nuk është përgjigjur në pyetjet e Zhurnal.mk të dërguara para gjashtë ditësh për idenë/propozimin publik të Ramës dhe Vuçiçit.
