Shkup, 4 gusht Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën për Sëmundje Infektive është shtruar edhe një pacient 76-vjeçar, i dyshuar se është infektuar me virusin e Nilit Perëndimor.
Me këtë rast të ri, numri i pacientëve që trajtohen si raste klinikisht të dyshimta ka arritur në shtatë, ndërsa te dhjetë pacientë tashmë është konfirmuar ethet e Nilit Perëndimor. Tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike, të shtruar në repartin e kujdesit intensiv dhe të vendosur në ventilim mekanik.
Gjendja e tyre shëndetësore, sipas mjekëve, mbetet e pandryshuar. Të gjithë pacientët janë nga Shkupi.
Më të rrezikuarit janë personat mbi 60 vjeç, të sëmurët kronikë dhe personat me sistem imunitar të dobësuar. Ai theksoi se rreth 80 për qind e të infektuarve e kalojnë sëmundjen me simptoma të lehta ose pa simptoma.
