Abdixhiku, Osmani dhe Hazirin i shkojnë në takim Kurtit

Nga Xh M
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 gusht Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në kuvend bashkë me Vjosa Osmanin e Lutfi Hazirin për takimin me kreun e VV-së, Albin Kurti.

Abdixhiku nuk pranoi që të fliste para takimit, duke thënë se një gjë të tillë do ta bëjë pas takimit që do ta kenë me Kurtin.

Për dallim prej takimit të parë më 11 korrik, këtë herë Abdixhiku në takim e ka marrë edhe nënkryetarin e partisë, Lutfi Hazirin.

Ftesën për takime Kurtit ia kanë refuzuar kreu i PDK-së, Bedri Hamza dhe ai i Aleancës, Ardian Gjini.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër