Halkidiki, 18 qershor Zhurnal.mk – Trupi i pajetë i një shtetase 75-vjeçare të Maqedonisë së Veriut ishte nxjerrë nga pjesa detare në Nea Kalikatria në Halkidiki, me automjet të ndihmës së shpejtë gruaja ishte dërguar në qendrën shëndetësore, ku ishte konstatuar vdekja.
Nga Shërbimi Bregdetar i Greqisë njoftuan se dje në orët e pasdites, drejtoria bregdetare e Nea Mudania ishte informuar se “një shtetase e huaj 75-vjeçare (shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut) ishte nxjerrë pa shenja jete nga zona detare ‘Nea Kalikatrija’ në komunën Nea Propontida, Halkidiki”.
“Me autoambulancë të ndihmës së shpejtë 75-vjeçarja ishte dërguar në Qendrën e Shëndetësisë në Nea Mudania, ku ishte konstatuar vdekja”, informuan nga shërbimi bregdetar grek.
Shtuan se drejtoria kompetente e cila e zbaton procedurën parahetimore, ishte urdhëruar të bëhej autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Selanik.
