Njësia A3 e KEK-ut rikthehet në operim: Në këtë fazë mund të ketë emetim më të theksuar të tymit

Nga D V
464 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 gusht, Zhurnal.mk – Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi se njësia A3 ka filluar startimin dhe së shpejti do të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik, pas sanimeve të suksesshme.

KEK sqaroi se gjatë kësaj faze “mund të ketë emetim më të theksuar të tymit për disa orë,” duke e cilësuar këtë si “dukuri e përkohshme.”

Korporata kërkoi “mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve” gjatë periudhës së shkurtër të startimit, duke falënderuar publikun paraprakisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër