NP “Rrugët Shtetërore”-Maqedoni: Nga 15 qershori korsitë MTAG vetëm për etiketa elektronike, hiqet MCard

Nga D. V.
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 maj, Zhurnal.mk – Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton përdoruesit e shërbimeve të stacioneve të pagesës se në përputhje me ndryshimet operative në funksionimin e sistemit të pagesës, duke filluar nga data 15.06.2026, korsitë e shënuara për MTAG në stacionet e pagesës (taksat) do të jenë të destinuara ekskluzivisht për përdorim nga përdoruesit me etike elektronike.

Me ndryshimin e lartpërmendur, pagesa me MCard në këto korsi hiqet. Përdoruesit që përdorin MCard do të paguajnë për korsitë e mbetura të disponueshme në stacionin e pagesës, në përputhje me qëllimin e tyre.

Nga NP “Rrugët Shtetërore” u bëjnë thirrje përdoruesve që të respektojnë në mënyrë strikte sinjalistikën vertikale dhe horizontale, si dhe tabelat elektronike informative të vendosura përpara dhe në vetë stacionet e pagesës, ku është bërë një kategorizim i qartë i korsive sipas llojit të pagesës: pagesë elektronike (MTAG / MCARD); pagesë me para në dorë (CASH).

Në të njëjtën kohë, për rrjedhën e qetë dhe të sigurt të trafikut, përdoruesit janë të detyruar të ndjekin sinjalistikën për gjendjen e korsive: shigjeta e gjelbër – tregon një korsi aktive (të hapur); shigjeta (X) e kuqe – tregon një korsi të mbyllur.

Mosrespektimi i shënimit dhe qëllimit të korsive mund të shkaktojë bllokime të trafikut dhe të ndikojë në sigurinë dhe efikasitetin e trafikut. Ky njoftim publikohet me qëllim informimin në kohë dhe përshtatjen e përdoruesve me ndryshimet në sistemin e pagesës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër