Peleshi në Madrid: Spanja, mbështetje të vazhdueshme procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Nga D. V.
352 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi zhvilloi sot një takim në Madrid me kryetaren e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Francina Armengol.

Peleshi informoi se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, si edhe për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që Spanja i jep procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Po ashtu Kryetari i Kuvendit bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit parlamentar për përafrimin e legjislacionit, aspektet politike e teknike të anëtarësimit, partneriteti euroatlantik dhe zgjerimi i marrëdhënieve dypalëshe në ekonomi, investime, arsim, kulturë, turizëm, mbrojtjen e mjedisit si edhe roli i parlamenteve në afrimin e mëtejshëm mes dy vendeve.

“Shqipëria mbetet e vendosur në rrugën e saj europiane, me bindjen se partneriteti dhe mbështetja e vendeve mike e partnere janë një vlerë e rëndësishme në këtë proces”, u shpreh Peleshi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër