Qeveria zgjat masën për uljen e akcizës së naftës deri më 4 maj

Nga B.M
178 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 prill, Zhurnal.mk – Qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendim për vazhdimin e masës për uljen e akcizave të derivateve të naftës, në përpjekje për të zbutur ndikimin e çmimeve globale në tregun vendor. Masa do të jetë në fuqi deri më 4 maj.

Sipas njoftimit zyrtar nga Qeveria, me këtë vendim mbahet ulja e akcizës së dizelit në vlerë prej 4 denarë për litër si dhe ulja e akcizës për benzinën 95 dhe 98 oktan, në vlerë prej 2 denarë për litër. Njëkohësisht, mbetet në fuqi edhe mekanizmi i dakorduar paraprakisht me kompanitë e naftës, sipas të cilit sigurohet ulje shtesë prej 3 denarësh për litër për naftën dhe 2 denarësh për litër për benzinat.

Gjithashtu, duke pasur parasysh efektet stabilizuese të masave të deritanishme dhe lëvizjet aktuale të çmimeve, Qeveria mori vendim për ndryshimin e Vendimit për zbatimin e normës preferenciale të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Sipas këtij ndryshimi, norma preferenciale prej 10% do të vazhdojë të zbatohet për benzinat, ndërsa për produktet e tjera kthehet norma e rregullt prej 18%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër